Një nga befasitë më të mëdha të Eurobasket 2025 erdhi sonte nga Kombëtarja e Finlandës, e cila eliminoi Serbinë, një nga favoritët kryesorë për titull, duke u kualifikuar në çerekfinale të turneut.
Finlandezët triumfuan me rezultat 86:92, në një ndeshje të fortë ku dominuan në fazat vendimtare të sfidës, transmeton lajmi.net.
Për Finlandën shkëlqeu Lauri Markkanen me 29 pikë, ndërsa basketbollisti shqiptar Edon Maxhuni kontribuoi me tri kërcime dhe dy asistime.
Me këtë fitore të madhe, Finlanda siguron një vend në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Francës dhe Gjeorgjisë./lajmi.net/