• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sergi Roberto “karikon” kampionët e La Liga: Koha të mësojmë nga gabimet

16/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Katalanasit” e Barcelona kishin mundësinë më të mirë të mundshme, për të fituar trofeun e parë të këtij sezoni, mirëpo ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid dështuan totalisht, duke humbur me rezultatin e thellë, 4 me 1, finalen e Superkupës së Spanjës, ku për të thënë të drejtë paraqitja e djemve të teknikut, Xavi ishte zhgënjyese.

Ndër të paktët, nga lojtarët e “Blaugranave”, që ishte i gatshëm për të folur, para mediave, mbi këtë dështim ishte “veterani” i skuadrës, Sergi Roberto, i cili tentoi të anashkalonte gjithccka, duke karikuar skuadrën e tij për pjesën e mbetur të sezonit, ku theksoi se është koha të mësojnë nga gabimet e nga disfatat.

“E vështirë për të përshkruar këtë humbje në Superkupë. Sigurisht që dëshpërimi ka prekur në gjirin tonë, por shpresoj se nuk do na dëmtojë. Jemi të zemëruar për gjithçka ndodhi, megjithatë të enjten do të zbresim në fushë në një tjetër kompeticion dhe përqendrimi duhet të jetë maksimal, pavarësisht rrethanave.

Koha të mësojmë nga gabimet dhe disfatat. Duke njohur forcën e grupit dhe potencialin që gjendet në të, jam i bindur se do ringrihemi shumë shpejt. Barça e ka në AND-në e saj fitoren, kështu që i drejtohem tifozëve se ndodhemi në garë për trofe të tjerë të rëndësishëm brenda dhe jashtë kufijve”,- përfundoi kapiteni i kampionëve në fuqi, të La Liga. /i.m /abcnews.al

Next Post

Prishtina fiton miqësoren ndaj kampionit të Kazakistanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.