Sergio Ramos, një nga mbrojtësit më të njohur të futbollit modern, aktualisht është lojtar i lirë pas eksperiencës së tij në ligën meksikane, por nuk ka ndërmend të tërhiqet nga sporti që e bëri legjendë. Edhe pse ka mbushur 39 vjeç, dëshira dhe ambicia e tij për të luajtur në nivelet më të larta nuk kanë pësuar rënie.
Ish-ylli i Real Madridit dhe Paris Saint-Germain ka shprehur qartë se do të vazhdojë të garojë, duke kërkuar mundësi që i japin sfida dhe konkurencë në futbollin europian. Mosha e tij nuk duket se është pengesë; përkundrazi, përvojë dhe udhëheqje e tij në fushë mbeten një aset i vlefshëm për çdo klub.
Sipas informacioneve të fundit, OGC Nice po zhvillon bisedime serioze për të nënshkruar me mbrojtësin spanjoll. Klubi francez e sheh Ramosin si një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen e tij, ndërsa lojtari është i etur të rikthehet në futbollin evropian për të vazhduar karrierën e tij të shkëlqyer.
Për më tepër, Sergio Ramos nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në Ligue 1, ndërsa ëndrra e tij ambicioze për Kupën e Botës 2026 mbetet në horizont, edhe pse realizimi i saj duket një sfidë e madhe për një lojtar në moshën e tij.
Ramos vazhdon të tregojë se përvoja, pasioni dhe këmbëngulja nuk kanë moshë, dhe shumë tifozë presin me padurim të shohin se ku do të bëjë hapin e ardhshëm në karrierën e tij. /ATVLIVE.TV



