Komisari teknik i Ukrainës, Serhiy Rebrov ka dhënë një intervistë për portalin e Federatës Ukrainase të Futbollit ku ka dhënë mendimin e tij mbi duelet e para të përfaqësueses në fjalë në Nations League.
Me interes të veçantë për publikun shqiptar është opinioni i teknikut sa i përket të besuarve të Silvinjos. “Unë mendoj se Shqipëria nuk ishte me fat në Euro 2024. Të gjitha rivalet e saj në grup ishin të një niveli të lartë. Ata u mbrojtën mirë në të tri duelet. Ndërsa në fazën eliminatore kam vënë re se kanë luajtur me shumë besim në aftësitë e veta pasi kanë luajtur duele me intensitet të lartë. Gati të gjithë lojtarët u luajnë në kampionatet më të rëndësishme të Europës, shumë prej tyre aktivizohen në Serinë A italiane. Unë mendoj se Shqipëria ende s’ka treguar potencialin e saj të plotë”, tha Rebrov.
Numri një pankinës ukrainase vlerësoi të gjitha rivalet e Grupit të verdhebluve. “Shqipëria, Gjeorgjia dhe Republika Çeke janë të gjitha skuadra, të cilat kanë qenë pjesë e Europianit prandaj Nations League duhet marrë seriozisht”, tha 50-vjeçari.