U luajtën mbrëmjen e sotme dy duelet e vlefshme për javën e dytë të Serisë A, të cilat prodhuan plot 8 gola.
Milani i Piolit vijon ecurinë pozitive në kampionat, duke siguruar suksesin e dytë radhazi, teksa mposhti me rezultatin 4-1 Torinon, në një duel që foli për kuqezinjtë.
Fillimisht ishte Pulisiç që hapi serinë e golave në minutën e 33-të, ndërkohë që 3 minuta më vonë, Shurs vendosi baraspeshën për miqtë, por vetëm kaq, pasi në fundin e pjesës së parë, Milani arriti të shënonte edhe 2 herë të tjera. Zhiru në minutën e 43-të shndërroi në gol një 11-metërsh, teksa Teo Hernandez në minutën 45+2, shënoi golin e tretë për skuadrën e Piolit, duke dërguar të tijët në dhomën e zhveshjes me avantazhin e dy golave.
Për të vulosur këtë sukses mëse të merituar, mendoi sërish Zhiru, që në minutën e 65-të, realizoi dopietë po me penallti, duke sigluar shifrat në 4-1.
Ndërkohë në duelin tjetër, Verona shtangu Romën me rezultatin 2-1, duke u konfirmuar si “hirushja” e dy javëve të para të Serisë A, teksa numëron pikë të plota.
Duda në minutën e 4 dhe Ngonge në minutën 45+3 realizuan për Veronën, ndërkohë që Aouar, shënoi golin e vetëm për Romën.
Në javën e tretë të Serisë A, do të kemi një përballje mes Romës dhe Milanit, e planifikuar për t’u zhvilluar më datën 1 shtator në “Olimpico”.
REZULTATET:
FT: MILAN – TORINO 4-1
Pulisiç 33′, Zhiru 43′ (p), 65′ (p), Teo Hernandez 45+3 / Shurs 36′
GOLI I DYTE I ZHIRU: VIDEO
GOLI I TEO HERNANDEZ: VIDEO
GOLI I ZHIRU: VIDEO
PENALLTIA E MILANIT: VIDEO
GOLI I SHURS: VIDEO
GOLI I PULISIÇ: VIDEO
FT: VERONA-ROMA 2-1
Duda 4′, Ngonge 45+4 / Auar 56′
GOLI I AUAR: VIDEO
GOLI I NGONGE: VIDEO
GOLI I DUDËS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN-TORINO
VERONA-ROMA
PANORAMASPORT.AL