Monday, 30. March 2026
Sport

SERIA A/ Kampionët e Napolit likuidojnë Sasuolon e Bajramit, Retegui lë me 0 pikë Lacion (VIDEO)

GS 27/08/2023 1 Min. Lesezeit

U luajtën mbrëmjen e sotme dy sfida e vlefshme për javën e dytë të Serisë A ku nuk munguan surprizat. Lacio e Sarrit regjistroi humbjen e dytë radhazi, teksa u mposht nga Xhenoa me rezultatin 0-1.

Xhenoa

Ishte Retegui ai që vendosi këtë duel me golin e realizuar në minutën e 16-të, duke zhytur në krizë rezultatesh në këtë fillim sezon. Ndërkohë në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme, kampionët e Napolit, bënë detyrën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Sasuolon e Nedim Bajramit.  

Osimhen dhe Di Lorenco ishin autorët e golave për skuadrën e Rudi Gasias, ndërkohë që për sa i përket mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Bajrami qëndro më fushë 76 minuta, por pa mundur të lerë gjurmë. 

Osimhen

Në sfidat e javës së tretë, Napoli do të përballet me Lacion sërish në shtëpi. Sasuolo pret Veronën, ndërsa Xhenoa do të luaj në Torino.  

REZULTATET

NAPOLI 2-0 SASUOLO

16′ Osimhen (P), 63′ Di Lorenco

GOLI I DI LORENCO (VIDEO)

GOLI I OSIMHEN (VIDEO)

LACIO 0-1 XHENOA

16′ Retegui

FORMACIONET ZYRTARE

NAPOLI – SASUOLO

napoli

LACIO – XHENOA

lazio

PANORAMASPORT.AL

Teilen: