• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Serie A/ Atalanta mposht Romën në ‘Olimpico’ dhe i afrohet Napolit kryesues

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atalanta ka arritur të mposhtë Romën në “Olimpico” me rezultatin 2-0 në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.

Roma e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Leandro Paredes dhe Manu Kone, por nuk arritën të gjenin golin.

Ademola Lookman gjeti rrjetën në minutën e 23-të, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Edhe pjesën e dytë e nisi mirë ekipi i Claudio Ranierit, që rrezikoi me Artem Dovbyk, por që gjuajtja e ukrainasit u prit nga portieri mik.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 69-të, kur Marten de Roon arriti të mposhtë Mile Svilarin për 1-0.

Gianluca Mancini kishte mundësi të barazonte, por gjuajtja e tij nuk e gjeti kuadratin.

Pak pa u mbyllur ndeshja, Nicolo Zaniolo arriti të shënojë me kokë për 2-0, duke festuar me tifozët e Atalantas, pasi kur hyri në lojë u fishkëllye.

Me këtë fitore Atalanta ka 31 pikë (1 pikë pas Napolit kryesues), ndërsa Roma mbetet në vendin e 15-të me 13 pikë.

Next Post

Tre lojtarët e vetëm të Unitedit që Ronaldo i ka cilësuar si “profesionistë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.