Wednesday, 19. August 2026
Sport

Serie A/ Bologna frenon Interin dhe i ‘bën nder’ Napolit

GS 17/01/2025 1 Min. Lesezeit

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 me Bolognan në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Në një ndeshje ku të dyja ekipet e patën epërsinë në duart e tyre, mysafirët shënuan të parët në minutën e 15-të nëpërmjet Castros.

Por, gëzimi i Bolognas nuk zgjati shumë, pasi Dumfries barazoi shifrat vetëm katër minuta më vonë.

Lautaro Martinez përmbysi rezultatin dhe kaloi zikaltrit në epërsi në minutën e parë shtesë në pjesën e parë.

Por, Bologna gjeti forcë dhe barazoi ndeshjen në minutën e 64-të nëpërmjet Holm.

Me këtë barazim, Interi ka 44 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Napoli që kryeson, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Bologna renditet e teta me 30 pikë të grumbulluara.

Teilen: