Sipas raportimeve më të fundit nga qendra stërvitore e Interit thuhet se mbrëmjen e të shtunës Kristjan Asllani do të jetë nga minuta e parë në fushë.
Simone Inzagi kërkon të bëjë rotacion pasi ka vënë re lodhje në ekip dhe për këtë motiv mesfushori shqiptar do të ketë një shans të mirë për të treguar sa vlen përballë Xhenoas.