Tuesday, 3. February 2026
Sport

​Serie A suspendon Lukakun

GS 12/12/2023 1 Min. Lesezeit

Romelu Lukakut i është dhënë një suspendim prej një ndeshje, pasi që u ndëshkua me karton të kuq në barazimin e Romës me Fiorentinan për shkak të një ndërhyrje në Christian Kouamen, bëri të ditur sot Serie A.

Lukaku u ndëshkua me të kuq në minutën e 87’ të barazimit 1:1 të Romës me Fiorentinan, kështu duke e lënë skuadrën e Jose Mourinhos me dy lojtarë më pak në fushë, pasi që Nicola Zalewski u largua nga loja në gjysmën e pjesës së dytë.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Kouame nuk u lëndua rëndë nga goditja, dhe Lukaku u kursye nga një dënim i mundshëm me tre ndeshje për sjellje të dhunshme.

Kjo do të thotë se Lukaku do të humbasë vetëm udhëtimin e së dielës në Bologna, e cila është e barabartë me 25 pikë me Romën e vendit të katërt dhe ka fituar katër ndeshjet e fundit në shtëpi.

Teilen: