Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, pritet të mungojë të paktën deri në janar për shkak të një dëmtimi të vazhdueshëm në pjesën e poshtme të këmbës.
Lojtari nuk ka luajtur për United që nga humbja ndaj Brighton në Carabao Cup, më 16 shtator. Trajneri i United, Michael Carrick, deklaroi së fundmi se Sesko po i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit.
Stafi mjekësor i klubit, në bashkëpunim me specialistë, ka vendosur se për rikuperimin e plotë të Sesko nga ky dëmtim nevojitet një periudhë e gjatë pushimi dhe jo ndërhyrje kirurgjikale.
Kjo do të thotë se Sesko do të jetë jashtë fushave të paktën deri në Vitin e Ri; periudhë gjatë së cilës ai do të ketë mundësinë të rikthejë formën e duhur fizike për ndeshjet.
Futbollisti slloven humbi gjithashtu të gjithë fazën përgatitore para sezonit për shkak të një dëmtimi të ngjashëm. Sesko është i vetmi lojtar i mirëfilltë në rolin e “numrit 9” te United, ndërsa këtë sezon në këtë pozicion është aktivizuar Bryan Mbeumo.