Kapiteni i Barcelonës, Serxhi Roberto ka dhënë një intervistë për “Movistar”, përpara klasikes kundër Real Madrid, ku foli pak për polemikat që kanë përfshirë dyshen Arauho-Gyndogan pas eliminimit që katalanasit pësuan nga PSG-ja në Ligën e Kampioneve:
“Unë besoj se u zmadhua shumë nga mediat se sa ishte me të vërtetë një problem në dhomat e zhvjeshjes. Ne jemi shumë të bashkuar. Në fund, ajo që bëri Gyndogan ishte thjesht të shpjegonte atë që ndodhi në ndeshje, por pa asnjë qëllim të keq. Unë mendoj se të gjithë duan të fitojnë lojën dhe, që kur Gyndogan mbërriti te Barça, e vetmja gjë që donte të bënte në dhomën e zhveshjes ishte të ndihmonte ekipin të përmirësohej. Skuadra është shumë e bashkuar këtë vit, edhe nëse nuk ia dolëm të fitonim Superkupën apo Kupën e Mbretit dhe në Europë, ne dhamë një imazh të shkëlqyer falë shpirtit kolektiv, ne jemi shumë të bashkuar dhe kjo që ka ndodhur nuk do të ndryshojë asgjë për ndeshjen e së dielës.”
Kohët e fundit në Spanjë është folur shumë për një krisje në ekip nga ana e Gyndugan dhe Arauhos. Turku dha një intervistë pas ndeshjes me PSG-në, ku kritikoi ashpër veprimin e uruguaianit në marrjen e kartonit të kuq në pjesën e parë të takimit. Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë koment për këtë situate, megjithatë është ndjer mjaft i zhgënjyer nga shoku i tij i skuadrës.
PANORAMASPORT.AL