Tuesday, 3. February 2026
Futboll

Sesko: E kam ëndërruar një gol dhe fitore të tillë, ardhja e Carrick ka sjellë diçka të re tek United

GS 03/02/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, ka qenë protagonist i fitores 3-2 që “djajtë e kuq” arritën në ndeshjen e fundit të Premier League ndaj Fulham. Ai realizoi golin që i dha tri pikët ekipit të tij në kohën shtesë.

Ishte e pabesueshme. Të shënosh në shtëpi dhe të shënosh golin e fitores në kohën shtesë është e pabesueshme. Kam ëndërruar për këtë dhe kam ëndërruar që mund ta bëj këtë. Ne të gjithë e dimë si ekip sa të rëndësishme janë këto rezultate”, tha Sesko.

Tani jemi në një ecuri vërtet të shkëlqyer dhe shpresojmë vetëm që të mund të vazhdojmë të punojmë fort kështu për të fituar ndeshje. Jam shumë i lumtur që munda ta ndihmoj ekipin. Tani mund ta vazhdojmë serinë tonë”, vazhdoi slloveni.

Më tej, sulmuesi foli për trajnerin Michael Carrick: “Ai vazhdon të na thotë të luajmë me liri në fushë. Trajneri ia ka thënë këto gjëra shumë herë ekipit. Kjo është pikërisht ajo që po bëjmë. Ritmi i punës është padyshim i ndryshëm”.

“Por nuk është vetëm kaq, mund të shihni sa shumë punojmë për njëri-tjetrin pa top dhe kjo gjithashtu kontribuon në rezultate të mira në fund. Të gjithë janë në pikën e duhur dhe mbulojnë hapësirat e tyre. Në fund të fundit, kjo është ajo që ka rëndësi“, tha Sesko.

Teilen: