Wednesday, 25. February 2026
Moto GP

Sevilla ‘eksperti i Evropa Ligës’ eliminon Juventusin dhe kalon në finale

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Sevilla është finalisti i dytë në Evropa Ligë.

Ekipi spanjoll mposhti Juventusin 2:1 (3:2 nga të dyja ndeshjet), shkruan lajmi.net.

  

Sevilla dhe Juventusi pas 90 minutave lojë përfundoi 1:1 (2:2 në të dy ndeshjet).

Golat u shënuan nga Vlahovic, në minutën e 65′.

Por gëzimi i juventinëve nuk zgjati shumë, pas vendasit arritën të barazojnë.

Në minutën e 71′ Suso barazoi gjithçka.

Ndeshja vijoi me raste nga ekipet, por jo edhe gola.

Në vazhdime ishin vendasit që u treguan më konkret.

Në minutën e 95′ realizoi Eric Lamela, duke kaluar në epërsi ekipin e Sevillas.

‘Zonja e Vjetër’ tentuan me të gjitha forcat të barazonin sërish rezultatin, por ishin të pafat.

Sevilla shkon kështu në finale të këtij kompeticioni për herë të shtatë./Lajmi.net/

  


Teilen: