Kanë përfunduar 120 minuta në super ndeshjen mes Romës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Europa League dhe skuadra e Sevillas është shpallur kampion i sezonit 2022/23.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Puskas Arena” në Hungari, dy skuadrat shkuan në vazhdime me nga 15 minuta, pasi rezultati në dy pjesët ishte 1 me 1, shkruan Lajmi.net
Ishin italianët që fillimisht shënuan për 1 me 0 me anë të Paulo Dybala në minutën e 35’të.
⚪🔴 Sevilla clinch seventh title!#UELfinal pic.twitter.com/ZxBJhdDMy5
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 31, 2023
Në pjesën e dytë, Gianluca Mancini shënoi një autogol për t’i dhënë barazimin skuadrës spanjolle në 1 me 1.
Dy ekipet nuk arritën të shënonin gola gjatë 30 minutave të vazhdimeve. Kështu ndeshja shkoi në penallti dhe e fitoi skuadra spanjolle, Sevilla. /Lajmi.net/
Seventh heaven for Sevilla. A perfect European finals record remains intact. #UELfinal pic.twitter.com/zwWRjkI1Ts
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) May 31, 2023