Saturday, 22. August 2026
Sport

Sevilla insiston për Uzunin

GS 24/12/2024 1 Min. Lesezeit

Forma e mirë e sulmuesit Myrto Uzuni te Granada, ka bërë që skuadra e Sevillas të insistoj për transferimin e tij.

Bëhet e ditur se Sevilla është gati të ofroj deri në 5 milionë euro për të siguruar shërbimet e Uzunit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë, në garë për shërbimet e tij është edhe ekipi nga SHBA, Seattle Sounders që po synon transferimin e 29-vjeçarit në ligën MLS.

Uzuni po shkëlqen këtë sezon te Granada, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Spanjës, kun ë 18 ndeshje të luajtura ka realizuar 14 gola.

Ai ka kontratë me Granadan deri në vitin 2026, ndërsa ka edhe 38 paraqitje dhe 5 gola të shënuar me Kombëtaren e Shqipërisë.

Teilen: