• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sezon i dobët, por Menjanë dhe Hernandezin i pret rinovimi

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ky aktuali nuk ka qenë sezoni më i mirë për Teo Hernandezin në radhët e Milanit. Pesë gola dhe gjashtë asiste në 44 prezenca nuk janë një “kartëvizite” e keqe, megjithatë francezi nuk i ka “respektuar” pritshmëritë, pavarësisht se sivjet u bë mbrojtësi që ka shënuar më shumë në historinë e “Djallit”.

MENJA TEO HERNANDEZ

Në fakt, dukej se ai do të shitej në verë për të plotësuar disi boshllëkun ekonomik që do të krijojë mungesa e kuqezinjve në Ligën e Kampioneve, megjithatë, drejtuesit duket se kanë ide tjetër. Në fund të sezonit, francezit do t’i ofrohet një rinovim i kontratës, duke qenë se aktualja i skadon në vitin 2026. Me rreth 6 milionë euro rrogë, ai mund të bëhet lojtari i dytë më i paguar te Milani pas Rafael Leaos.

E në fakt, podiumi do të plotësohej nga Majk Menja. Edhe portieri nuk vjen nga sezoni më i mirë në karrierë, por në ndeshjet e fundit ka treguar një rritje të lehtë e cila do t’i pasqyrohet në rrogën e re. Në rast firme, për të do të vlejë diçka më shumë se 5 milionë euro në vit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trajneri i Newcastle rikthehet në punë pas qëndrimit në spital

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.