Tuesday, 19. May 2026
Sport

Sezon i vështirë, De Rosi kontaktohet nga klubi i Premier Ligë për postin e trajnerit

GS 01/04/2025 1 Min. Lesezeit

Daniele De Rosi është kontaktuar nga Ullvërhempton për postin e trajnerit. Ish-tekniku i Romës, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, është i interesuar për ta vazhduar karrierën në Angli.

Screenshot 2025-04-01 191457

Tek Ullvërhempton nuk janë aspak të kënaqur, me sezonin e vështirë që po kalon klubi. Aktualisht janë të sigurt, 9 pikë larg rënies, por rrugët me Vitor Pereirën pritet të ndahen.

De Rosi di shumë mirë anglisht dhe Guardiola shikohet si një prej shembujve të tij. Dhe pse me drejtuesit e klubit ka pasur më shumë se një takim, gjithçka pritet të vendoset në përfundim të sezonit.

Në sezonin 2022/23, De Rosi ka qenë edhe trajner i SPAL. Aventura jashtë Italisë do të vinte për herë të parë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: