• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sezoni fantastik i Interit, Turam: Tani është e lehtë të gjykosh, por ky ekip ka 3 vite që po ndërtohet

05/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi francez, Markus Turam, zhvilloi një intervistë me revistën “GQ”, ku u pyet shkurtimisht në lidhje me ecurinë mjaft të mirë të sezonit së Interit. Ai u shpreh mjaft entuziast, por gjithashtu në një lloj mënyre donte t’u përgjigjej edhe të gjithë kritikëve, duke treguar që ky ekip, ka 3 vite që po ndërtohet dhe do të shkojë edhe shumë më lart se kaq.

turam

“Ky grup nuk u formua këtë vit, por ka 3 vite që po ndërtohet. Interi sezonin e kaluar humbi finalen e Ligës së Kampionëve, që edhe mund ta fitonin. Ata kanë fituar shumë trofe dhe do të vazhdojnë të fitojnë edhe më tepër. Normale, është e lehtë t’i hapësh sytë tani, sepse gjithçka po shkon shumë mirë, por është një rrugëtim që ka vite që ka filluar.

Gjëja më e rëndësishme kur luan futboll është që ta duash atë. Në këtë Inter, nuk ka asnjë person që nuk e dashuron futbollin. Ne jemi një grup prej 25 personash, duke shtuar edhe stafin teknik, që jemi të lumtur kur shpenzojmë kohë dhe punojmë së bashku.

Seria A më ka surprizuar, por në një mënyrë pozitive. Sigurisht që unë e dija më përpara, por përgatitja taktike e kundërshtarëve është e niveleve të larta. Çdo skuadër, nga e fundit deri tek e para, hyn në fushën e lojës më një ide specifike në mënyrën se si do ta zhvillojnë ndeshjen”, shpjegoi ai.

Markus Turam, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në radhët e “zikaltërve”, ku në 25 ndeshje të luajtura, ka arritur të shënojë 10 gola, dhe të dhurojë 7 asiste për shokët e tij të ekipit. Interi i tij tashmë duket se e ka mbyllur diskutimin për fitimin e “Scudettos”, që do të jetë i 20-i në historinë e klubit milanez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kanë filluar ndeshjet e Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.