Monday, 4. May 2026
Futboll

Sezoni i Liverpool, statistika alarmante. Shifra më e keqe në historinë e klubit nga “Anfield”

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pas vetëm 6 minutash në sfidën ndaj Manchester United, në “Old Trafford”, pësuan një tjetër goditje të rëndë. “Reds” u ndëshkuan nga goli i Matheus Cunha pas një goditjeje standarde, i konfirmuar nga VAR.

Ky gol kishte peshë të dyfishtë; jo vetëm që ndikoi menjëherë në rrjedhën e ndeshjes, por shënoi edhe një rekord negativ për klubin nga “Anfield”. Ishte goli i 17-të i pësuar nga goditjet standarde (pa përfshirë penalltitë) në këtë sezon të Premier League, shifra më e keqe në historinë e klubit në një sezon të vetëm, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 16 golash nga sezoni 1992/93.

Skuadra e Arne Slot u paraqit me mungesa të rëndësishme si Mohamed Salah, Alisson Becker dhe Alexander Isak, ndërsa kundërshtari përfitoi menjëherë.

Problemi me goditjet standarde mbetet shqetësues, Liverpool e ndan këtë statistikë negative me West Ham dhe Bournemouth (17 gola). Edhe pse ka përmirësime pas ndryshimeve në staf në dhjetor, ato nuk kanë mjaftuar. Paradoksi? Në sulm shkëlqen: 15 gola nga goditjet standarde, ndër më të mirët në kampionat.

Teilen: