• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sezoni më i keq

17/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë ka ndodhur me ekipin që dinte të mbrohej më mirë se kushdo tjetër? Atletico Madrid tregon plagët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Borussia Dortmund.

Një ndeshje plot emocione, në të cilën gjermanët shfrytëzuan në maksimum mundësitë e shumta të krijuara, ndryshe nga Morata dhe shokët e tij.

Përveç këtij aspekti, ka një statistikë që shqetëson më shumë:

Skuadra e Simeones ka humbur qëndrueshmërinë mbrojtëse që karakterizoi të gjithë ciklin e gjatë të Cholos.

Një problem i dukshëm prej disa sezonesh, i theksuar në atë aktual nga humbjet e fundit që i kushtuan të gjithë sezonin.

Gjithçka filloi me pesë golat e pësuar në Superkupë kundër Real Madridit, më pas erdhën tre shuplakat ndaj Athletic në Kupën e Mbretit. Në fund dje pokeri i shkaktuar nga ekipi i Terzic, që e çon numrin e golave ​​të shënuar deri më tani në 61.

Kjo është shifra më e keqe e regjistruar me trajnerin argjentinas në stol: në 2021/22, një nga vitet më të këqija për bardhekuqtë e Madridit, Oblak dhe reparti mbrojtës e mbyllën me 57 gola të pësuar.

Kohët kur Godin dhe Gimenez bllokuan portën e sllovenit duken të largëta, për shembull në 2015/16, kur u pësuan vetëm 31 gola në 57 ndeshje. Të flasësh për përfundimin e ciklit është e pakuptimtë, por për të gjetur sërish Atletico-n e tij dhe për t’u bërë sërish konkurrues, Simeone me siguri do të duhet të punojë në këtë aspekt..

Next Post

Tifozi i Bayern Munich, Petrit Sadriu: Fokusi ynë është veç Liga e Kampionëve, besoj shumë në titullin e 7’të sivjet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.