Sfida brenda sfidës! Kvaratskhelia-Jamal, dueli i dribluesve të Napolit dhe Barcelonës
Njëri është 23 vjeç dhe tjetri vetëm 16, por të dy ndajnë të njëjtin pasion: driblimin. Kvicva Kvaratskhelia dhe Lamine Jamal do të luajnë në duelin e driblimit në ndeshjen e sotme në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli, në ndeshjen e parë të 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve.

Anësori gjeorgjian i Napolit – do të përballet me Kunde në krah – kryeson renditjen e driblimeve në fazën e grupeve të Champions League me 46. Në fakt, nëse arrin të realizojë shtatë kundër Barçës, do të rifitojë numrin një në tabelën, pasi do të kalonte Mbapenë me 52! Nga ana e tij, lojtari i të rinjve të Barçës, që do të përballet me Mazokin ose Oliveiran, është lojtari i Barcelonës me më shumë driblime për Barçën në La Liga, me gjithsej 64, dhe që prej dëmtimit të Rafinjës është bërë i pazëvendësueshëm.
KVARA NË PROVIM ME BARÇËN – Gjeorgjianin e pret një test i fortë kundër Barçës. Në një Napoli në krizë të thellë dhe që ka ndërruar trajner 24 orë para sfidës kundër Barcelonës, një nga rreziqet e mëdha të kampionëve të Italisë vazhdon të jetë sulmuesi i krahut Kviça Kvaratskhelia (23 vjeç). Sulmuesi gjeorgjian u bë dribluesi më i mirë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, me 46 driblime, duke kaluar sulmuesin e PSG-së, Kilië Mbape (44) dhe sulmuesin e Milanit, Rafael Leao (36). Potenciali sulmues i Kvaratskhelias nuk reduktohet vetëm në fuqinë e tij të driblimit, por edhe në numrin e tij si golashënues dhe si lojtar asistues. Gjeorgjiani është golashënuesi i dytë më i mirë i Napolit me gjashtë gola – njësoj si Politano – dhe kalohet vetëm nga “vrasësi” i skuadrës Viktor Osimhen, i cili ka shtatë gola. Kvaratskhelia është gjithashtu asistuesi i dytë më i mirë me tre pasime për gol, i lënë pas vetëm nga Di Lorenco, me pesë.
LAMINE PËR REKORDE TË TJERË – Pas shtatë ndeshjeve radhazi si titullar, Lamine Jamal synon të jetë i padiskutueshëm në formacionin e Ksavi Hernandezit edhe kundër Napolit. Pavarësisht se është më i riu në skuadrën e Barçës, vetëm 16 vjeç, ai është sot për sot lojtari më i shquar në skuadër. Ai ende nuk ka debutuar si golashënues në Evropë, por me ecurinë e deritanishme nuk duket e largët dita që do ta bëjë. Nëse e arrin në “Diego Armando Maradona” kundër Napolit, ai do të bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Champions League. Deri më tani, rekordin e mban kolegu i tij te Barcelona, Ansu Fati i huazuar te Brajtoni, i cili e ka arritur rekordin pikërisht në Itali në shtëpinë e Interit. Ansu e arriti atë në moshën 17 vjeç e 40 ditë. Në dhomat e zhveshjes së Barçës janë të mahnitur nga Lamine Jamal, veçanërisht peshat e rënda. Për trajnerin Ksavi, Jamal është një talent gati i pabesueshëm. Të mendosh që punon për ekipin ndonëse është një fëmijë ende, një 16-vjeçar që nuk dorëzohet kurrë. Ter Shtegen, Levandovski, Gyndoan e pranojnë se ai është një lider.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL