• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sfida e “festës” ndaj Ishujve Faroe, FSHF bën kërkesën e veçantë për tifozët

19/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën mbrëma, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

Një ditë para sfidës, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët, të cilët do të jenë të pranishëm në tribunat e “mitikut” të Tiranës, ku i kërkon këtyre të fundit, të fillojnë hyrjen në stadium më herët se zakonisht.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”,- thuhet në njoftimin e Federatës. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Lojtari më i bukur, ja kë ka zgjedhur inteligjenca artificiale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.