• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sfida ndaj Ukrainës, Ramadani: Do të bëjmë gjithçka për të fituar grupin, forca jonë është…

06/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani u shfaq në krah të trajnerit Silvinjo, në konferencën e sotme për shtyp, në prag të duelit ndaj Ukrainës që do të luhet në Pragë. Në deklaratën e dhënë ndër të tjera 28-vjeçari u shpreh:  

“Atmosfera e ekipit është fantastike, jemi shumë të përqëndruar. Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera e grupit është e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, e dimë pikën e fortë. Shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv. 

Ne kur jemi në ekip jemi profesionist. Gjithmonë përqëndrohemi maksimalisht që të japim maksimumin. Jemi të përqëndruar për të bërë një ndeshje shumë të mirë. 

Ne jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë ccfarë kundërshtari na pret nesër. Jemi të përqëndruar për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultat pozitiv. 

Medonin e shikoj çdo ditë në stërvitje, punon shumë, është profesionist. Është lojtar i ri për të ardhmen, është shumë gati për të dhënë maskimumin e tij. 

Lojtarët e rinj janë përshtatur mirë, janë duke bërë mirë në stërvitje si gjithë ne. Unë e kam parë që na kanë nxjerrë më pak të kuotuorit. Forca jonë është grupi, jemi ekip cilësor, do të bëjmë gjithçka për të arritur në krye të grupit. 

Nuk e di a do të jem kapiten, e di trajneri. Edhe nëse do të jem do të ishte kënaqësi e madhe dhe do e mbaja me shumë ndër shiritin.  

Në Europian luajtëm me kundërshtarët më të fortë. Ishte një nivel shumë i lartë. Kemi fituar më shumë eksperiencë. E dimë si mund të luajmë së bashku. Kjo do të na shërbejë për kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe Botërorit.  

Unë nuk kam preferenca. Kushdo të luajë me mua nuk e kam problem. Përshtatem me të gjithë. Unë ndihem mirë me të gjithë.

Europiani ishte një kompeticion i vështirë për ne, kishte ekipe të forta. Niveli i përqendrimit tonë në grup ishte i lartë. Ne jemi të përgatitur , kemi më shumë eksperiencë. Nesër do të tregojmë lojën tonë dhe tregojmë që jemi një ekip i mirë”, u shpreh Ramadani.  

Next Post

Ter Stegen: Jam i lumtur që kjo periudhë pritjeje ka mbaruar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.