• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

03/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 1,500 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, Anti-terrorin dhe SHISH-in.

Fokusi do të jetë i veçantë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim.

Në stadium do të instalohen kamera me njohje të fytyrës për të identifikuar çdo person që mund të shkaktojë incidente. Gjithashtu, do të përdoren sisteme antidron për të parandaluar çdo kërcënim nga ajri.

Çdo biletë është e personalizuar dhe tifozët duhet të paraqesin kartën e identitetit në hyrje për verifikim.

Ndërkohë tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta, nuk do të lejohet hyrja me sende të forta, shishe, fishekzjarre apo objekte metalike.

Rrugët kryesore që çojnë drejt stadiumit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve. Bizneset pranë stadiumit janë urdhëruar të mbyllen përkohësisht, dhe nuk do të lejohet qëndrimi i personave në ballkonet apo dritaret e banesave që kanë pamje nga stadiumi.

Masat janë ndërmarrë për të siguruar një atmosferë të qetë dhe sportive gjatë ndeshjes, duke marrë parasysh historikun e tensionuar mes dy kombëtareve dhe rëndësinë e këtij takimi për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Next Post

Vitinha zbulon taktikat e Luis Enriques që shkatërruan Interin në finalen e Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.