• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sfida të nxehta në Prishtinë dhe në Pejë

29/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super ndeshje këtë mesjavë.

Garat shtesë kanë dhuruar emocione dhe adrenalinë, që po vazhdon të rritet.

Mesjava sjell sfidat e katërta gjysmëfinale, që janë shumë të rëndësishme.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. Të gjitha ndeshjet gjysmëfinale janë fituar deri më tani nga vendësit.

Në kryeqytet ndeshen Sigal Prishtina me Trepçën, në një tjetër sfidë që pritet të jetë shumë interesante.

Prishtinasit synojnë fitoren dhe të barazojnë serinë në 2:2, kurse mitrovicasit të fitojnë dhe të kualifikohen për herë të katërt radhazi në finale.

Takimin e parë e fituan mitrovicasit 80:65, të dytin e fituan prishtinasit pas vazhdimeve 90:83, ndërsa të tretin mitrovicasit 67:61.

Gjysmëfinalja tjetër është po ashtu shumë interesante ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Prizrenasit po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale dhe synojnë fitoren për tu kualifikuar në finale, ndërsa pejanët të barazojnë serinë në 2:2, në mënyrë që finalisti të përcaktohet në sfidën e pestë.

Portokallezinjtë fituan ndeshjen e parë 81:61 dhe të tretën 84:78 pas vazhdimeve, kurse pejanët fituan ndeshjen e dytë 84:79.

Gjysmëfinalet IV

E mërkurë

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

Next Post

Flick do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.