Thursday, 9. April 2026
Sport

Sfida verdhezi në çerekfinale të “play-offit”

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Sonte do të zhvillohet ndeshja çerekfinale e “Play-off”-it të Superligës së basketbollit ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Sfida verdhezi pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh se kemi hyrë në fazën vendimtare të kampionatit.

Therandasit përfunduan garat e rregullta me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët kishin 14 fitore e 14 humbje.

Ylli është në formë të lartë me gjashtë fitore radhazi në elitë, ku përfunduan në pozitën e katërt, derisa pejanët në vendin e pestë.

Në katër ndeshjet e zhvilluara në këtë edicion në elitë, ka fituar Ylli.

Sfida në Therandë pritet të jetë mjaft interesante dhe e rëndësishme për të dy skuadrat.

Ndeshja do të luhet sonte duke filluar nga ora 19:00.

Takimi i dytë zhvillohet të dielën në Pejë. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Teilen: