• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Sfidën me Atalantën e kishim përgatitur në detaje”, Lautaro Martinez: Interi tenton tripletën, por ka pengesa

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes në transfertën e Bergamos.interKapiteni i Interit luftoi si dem i tërbuar për çdo top dhe priti momentin vendimtar për të mbyllur llogaritë e sfidës. Ia doli që të realizonte në fund dhe tregoi objektivin që kanë në këtë sezon zikaltrit. Argjentinasi thotë se përgatitja e ndeshjes ishte sekreti.

“E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë dhe rikuperuam energjitë nga sfida e fundit. Atalanta është një skuadër që të bën të shpenzosh shumë energji sepse mbron një kundër një. Por ne e kishim përgatitur siç duhet dhe bëmë një punë të madhe si skuadër. Ishte fitore e merituar, sepse ishim superiorë për 90 minuta me kualitet dhe qarkullim topi. Mund të shënonim edhe më shumë gola, por 3 pikët janë të rëndësishme për klasifikimin. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të shohim vetëm përpara”, tha fillimisht kapiteni.

TRIPLETA- Ai gjithashtu u përgjigj edhe për një temë që në kohët e fundit ka bërë shumë zhurmë në Itali, që është synimi i zikaltërve për të fituar 3 trofe në këtë sezon: Kampionat, Kupë dhe Champions.

“Ndonjëherë nuk duam ta pranojmë dhe ta themi me zë të lartë, por besojmë. Ne jemi një skuadër e fortë dhe këtë po e tregojmë në fushë. Rezultatet ndonjëherë vijnë dhe herë të tjera jo, sepse po luajmë çdo tri ditë. Skuadra është duke luftuar në të gjitha frontet. Do të jetë e vështirë, por ne do të provojmë për gjithçka. Kur zbresim në fushën e lojës, duam që të fitojmë. Ky është mentaliteti ynë prej vitesh dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka thënë ai.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kampionati nën shenjën X

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.