Shkëndija është mposhtur nga skuadra e Haverfordëest nga Uellsi pas penalltive (3-2), në ndeshjen kthyese të rrethit të parë të Conference League.
Këtë eliminim nuk kanë mundur ta pranojnë lehtë as tifozët e skuadrës, pasi që kundërshtari ka qenë një skuadër tejet modest.
Gazetari i njohur sportiv nga Tetova, Shaban Sinani nga Klan Maqedoni për Open-TV komentoi eliminimin e papritur të kuqezinjve. Ai tha se kjo humbje ka zhgënjyer futbolldashësit.
Sinani theksoi se njerëzit kompetent të klubit duhet japin llogari për humbjen
“Eliminimi i Shkëndijës është një zhgënjim i papritur për opinionin më gjerë futbolldashës.
Shtrohet pyetja se çka po ndodh me klubin kur eliminohet nga një skuadër amatoreske siç është ekipi i Uellsit, FC Haverfordwest.
Besoj se njerëzit kompetent duhet të analizojnë shkaqet dhe të japin llogari. Shkëndija dhe fansat e saj gjithmon meritojnë më tepër”, deklaroi Sinani.