Thursday, 28. May 2026
Sport

Shabani largohet nga Gorica, transferohet te Laçi

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i zhvilluar në akademinë e Bayern Munchenit, Meritan Shabani karrierën do ta vazhdoj në Shqipëri.

Shabani, i cili ka luajtur deri në ekipin e dytë të Bayernit dhe ishte pjesë e Ëolverhamptonit në Premier League, është transferuar te skuadra e Laçit.

Ai te Laçi është transferuar si lojtar i lirë pasi ditë më parë ka shkëputur kontratën me ekipin nga Kroacia, Gorica që i skadonte vitin tjetër.

25-vjeçari me prejardhje nga Kosova, te Gorica u transferua para fillimit të këtij sezoni por nuk e regjistroi asnjë ndeshje në kampionatin kroat.

Shabani gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Venlo në Holandë e Grasshoppersi në Zvicër.

Teilen: