Basketbollisti Khalil Shabazz ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Superligën e Kosovës.
Ai shkëlqeu në ndeshjen e parë me fanellën e Golden Eagle Yllit, duke e fituar edhe çmimin “MVP i Javës” për xhiron e katërt të Superligës.
Me 32 pikë, 4 kërcime e 8 asistime, Shabazz ishte më i dalluari te Ylli që mposhti në Suharekë skuadrën e Pejës.
Po ashtu, Shabazz ka zënë vend edhe në ekipin “Top 5” të javës, të cilin e përbëjnë edhe Lejson Zeqiri i Bashkimit, Ja’Cori Payne i Trepçës, Bryson Dawkins i Sigal Prishtinës e Mika Adams i Rahovecit 029.
Zeqiri regjistroi 18 pikë e 4 kërcime në fitoren e Bashkimit ndaj Borës, ndërsa Payne me 16 pikë, 2 kërcime e 5 asistime udhëhoqi Trepçën në triumfin ndaj Vëllaznimit.
Dawkins pati 27 pikë, 15 kërcime e 5 asistime te Prishtina që fitoi te Rahoveci 029, ekip ku u veçua Adams me 30 pikë, 9 kërcime e 7 asistime.