Wednesday, 19. August 2026
Sport

Shahin ‘në fije të perit’: Marr përgjegjësinë, por kemi forcë për ta përmbysur situatën

GS 15/01/2025 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes së Borussia Dortmundit 4-2 në fushën e Holstein Kiel, trajneri Nuri Sahin është gjithnjë e më shumë i kritikuar dhe asnjëherë më parë pozita e tij nuk ka qenë kaq e pasigurt. “Duke qenë trajner, marr të gjitha përgjegjësitë. Nuk mund të shmang përgjegjësinë,” tha ish-mesfushori për Sky Sport DE pas përfundimit të ndeshjes.

Dortmundi aktualisht renditet në vendin e nëntë me 25 pikë të grumbulluara dhe dje pësoi humbjen e gjashtë në Bundesliga, pas vetëm 17 ndeshjeve.

“E di se si funksionon futbolli. Futbolli është një sport i bazuar në rezultate dhe unë gjykohem sipas rezultateve,” vazhdoi Sahin. “Jam i shqetësuar për Borussia Dortmundin. Personi i fundit për të cilin mendoj, jam unë.”

Trajneri theksoi gjithashtu se ka forcën për ta përmbysur këtë situatë, por të premten e pret një sfidë e vështirë kundër Eintracht Frankfurtit.

Teilen: