Tuesday, 19. May 2026
Sport

Shai marshon Oklahoman në fitoren e 60-të këtë sezon

GS 26/03/2025 1 Min. Lesezeit

Oklahoma City Thunder ka vazhduar me fitore në NBA, duke marrë të shtatën radhazi dhe të 60-tën këtë sezon.

Pas një ndeshje spektakolare, OKC triumfuan në udhëtim te Sacramento Kings me 16 pikë diferencë, për rezultatin final 121:105.

Si gjithmonë, fundori kanadez Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri dhe më meritori në këtë fitore me 32 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Holmgren me 18 pikë e 10 kërcime, derisa Alex Caruso e mbylli sfidën me 15 pikë.

Keegan Murray ishte më efikasi te skuadra e Kings me 28 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Teilen: