Friday, 27. March 2026
Sport

Shakhtar Donetsku i fortë për Barcelonën

GS 07/11/2023 1 Min. Lesezeit

Shakhtar Donetsk ka shkaktuar befasi, duke triumfuar në ndeshjen kundër Barcelonës në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ekipi ukrainas ka fituar 1:0 kundër gjigantit evropian, në stadiumin e Hamburgut në Gjermani, në kuadër të Grupit H, shkruan lajmi.net.

Danylo Sikan ka realizuar me kokë golin e fitores për Shakhtar Donetskun në minutën e 40-të.

Barcelona dominoi në posedim të topit thuajse gjatë gjithë takimit, por që rastet i takuan Shakhtarit.

Ekipi ukrainas ka regjistruar katër goditje në portë, krahas Barcelonës që rrezikoi vetëm një herë portën e vendasve.

Barcelona me këtë humbje vazhdon të jetë lider i grupit me nëntë pikë, ndërsa tani Shakhtari ka gjashtë pikë në pozitën e tretë./Lajmi.net/

Teilen: