Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho dje ka publikuar listën për Kampionatin Evropian, Euro2024.
Në mesin të ftuarve figurojnë edhe Mirlind Daku e Arbër Hoxha, teksa jashtë kanë mbetur Sokol Cikalleshi e Myrto Uzuni, dy sulmuesit që në të kaluarën kontribuan mjaft për “shqiponjat”, përcjell GazetaBlic Sport.
Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha ka komentuar listën e trajnerit, teksa flet edhe për mos ftesat e Uzunit dhe Cikalleshit.
Sipas tij, Uzuni ishte më i suksseshmi, pasi ka realizuar gola në La Liga, teksa Cikalleshi ka qenë gjithmonë pikë referimi, por në fund të fundit gjithmonë ka pakënaqësi në grumbullime, ashtu siç kishte edhe me De Biazin.
“Personalisht nuk jam ekspert, as trajner, që mund ta bëjë këtë ndarjen me thikë (për listën), po të pyetesha unë – do ta bëja një listë me 40 veta. Lojtari më i suksesshëm deri më tani ishte Uzuni, pasi kishte realizu gola në La Liga në kampionatin spanjoll, ka bërë stërvitje në Shqipëri, sipas burimeve të mia është “OK” fizikisht, është zgjedhje e trajnerit, Cikalleshi ishte konsideruar pikë referimi për skuadrën, ishte njeriu që na kualifikoi me golin e vet, njeri që sjell respekt për skuadrën, teksa Bare nuk është se ka qenë në një moment të mirë. Sido që të shkonte lista s’do ishim të kënaqur. Sigurisht që do jemi të pakënaqur, jo se trajnerët janë shumë të saktë në grumbullime, sepse ngase janë edhe trajnerë kombëtareje, janë mësuar të korigjojnë ndeshjeve tjera, por tani s’kanë mundësi. Njejtin gabim e bëri De Biasi, bile më e rëndë”, ka thënë fillimisht Dritan Shakohoxha për ‘GazetaBlic Sport’
“Rrahmani super ylli i Napolit dhe Italisë, Berat Gjimshiti, super ylli i Atalantas në Serie A, lojtar i Championsit, kapiten i skuadrës dhe ngreu trofeun e Europa League dhe Rashica ishte super yll, të gjithë ata që nuk mori De Biasi bënë super karrierë, teksa ata që grumbulloi nuk është që bënë ndonjë karrierë shumë të madhe, për fat të keq të tyre”, vazhdoi ai.
Më pas, “Shako” foli edhe për të ardhmen e trajnerit, pasi thotë se ende nuk dihet nëse do vazhdojë apo jo Sylvinho pas Europianit.
“E kemi ndërtuar të ardhmen, jemi këtu, duhet t’i marrim sa më shumë këtij kompeticioni. Mendoj që ky trajneri që kemi sot, uroj me shpirt të rinovojë kontratën, sepse doli dhe tha emrat e lojtarëve që do jenë në Europian, por pas EURO2024, do jetë ai trajner i Shqipërisë, apo nuk do jetë? Këtë gjë ai ende s’e ka konfirmuar. Nuk ekziston kjo gjëja lojtari i ri, lojtari i vjetër, ekziston lojtari i mirë, lojtari në formë dhe jo në formë, mund të jetë dikush lojtari më i mirë i kombëtares gjithë vitin, por në atë moment, je ti që nuk e ke formën e duhur në momentin e duhur”
Në fund, Shakohoxha potencoi se ylli më i madh i kombëtares është tifozeria dhe shpirti i skuadrës.
“E vështirë është, por e pamundur jo. Tifozët shqiptarë kanë qenë gjithë jetën pika më e fortë e skuadrës, shqiptarët nuk kanë pas asnjëherë ndonjë yll, ndonjë pikë referimi. Shqipëria historikisht nuk ka pasur yll, për shkak po e them që ylli i Shqipërisë është shpirti i skuadrës dhe tifozët. Pa tifozët, jemi të mbaruar. Gjëja më e bukur e Europianit, do jetë siç ishte në Francë, tifozeria më festive, do sjellin festë, gëzim dhe gjëra të bukura, ndërkohë futbollistët në fushë kanë detyrë ta japin maksimumin, pastaj ne Europianin e kemi fituar duke shkuar atje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport