• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shakohoxha: Në ndeshjen në 2014, serbët ishin përgatitur për luftë

04/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027. UEFA e miratoi kandidaturën e përbashkët të dy vendeve në mbledhjen e mbajtur këtë të martë në Nion të Zvicrës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, ish komentatori sportiv, Dritan Shakohoxha, kujtoi momentet në stadium të 11 tetorit 2014, kur në Beograd, u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri, për shkak të dhunës së ushtruar nga lojtarët dhe tifozët serbë.

Shakohoxha u shpreh se kurrë nuk kishte parë skena të tilla. Sipas tij, serbët ishin përgatitur për luftë, jo për ndeshjen.

“Unë kam qenë atje. Njerëzit nuk e kuptojnë atë që ne ndjejmë në stadium. Pavarësisht gjithçkaje, i futur brenda profesionit tënd. Nuk kam parë ndonjëherë ndonjë gjë si ajo. Ne nuk e dinim se ku shkonte kafshëria e tyre. Ata e dinin, por ne nuk e dinim. Kur kam parë turmat e policëve, ishin si ninxha, zbrit e zbrit. Kam thënë një batutë, kjo më duket si republikat ruse, që i mbushnin stadiumet me policë, se nuk u shkon njeri në stadium. Një nga motivet që ne mezi i morën 3 pikët në KAS, ne nuk kishim eksperiencë në manovrimin e këtyre situatave. Ata zbritën nga tribunat, goditën të gjithë futbollistët. Ata nuk e kishin me ne, kjo nuk ndodhi për shkak të dronit. Aq shumë mori doza agresiviteti, ishte shumë zhurmë. Realisht, këta njerëz kishin ardhur për luftë, jo për ndeshjen”, theksoi ai.

Next Post

VIDEO/ E rrallë nga Turqia, futbollisti ndëshkohet me karton të kuq në sekondën e 26-të

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.