Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027.
Ka pasur reagime të mëdha ndaj këtij organizimi, duke filluar nga ‘Tifozat Kuq e Zi’ e deri tek qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare.
Pikërisht tek reagimet e tifozëve i ka shpresat edhe komentatori i mirënjohur shqiptar, Dritan Shakohoxha.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se vetëm reagimi i ashpër nga tifozët në Kosovë e Shqipëri, mund ta bëjë të dështojë këtë organizim.