Sunday, 30. August 2026
Sport

Shala i FFK-së: Nuk mund të luajmë në vendet raciste

GS 16/11/2024 1 Min. Lesezeit

Bajram Shala, menaxher i Kombëtares së Kosovës, ka thënë pas ndeshjes se ekipi përfaqësues ka vendosur të mos e mbyllë ndeshjen me Rumaninë në fushë për shkak të racizmit të shfaqur.

“Nuk mund të të marrim pjesë në të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen. Pati edhe racizëm dhe sjellje racore kundrejt ekipit kombëtar të Kosovës prandaj kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë ndeshje sepse është hera e dytë në të njëjtin stadium. S’ka as respekt e ka fyerje racore ndaj kombëtares që ne përfaqësojmë”, ka thënë ai pas ndeshjes në një konferencë për media.

Teilen: