Partizani do të përballet me kazakët e Astanën në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës, teksa në rast triumfi, “Demat e Kuq” do të shkonin në grupet e këtij kompeticionit. Situata duket në favor të kampionëve të Shqipërisë, që do të luajnë gjithccka për gjithçka për të synuar kualifikimin.

Ndërkohë në krahun tjetër skuadra e Astanës është duke kaluar një krizë rezultatesh, pas eliminimit nga Ludogorets në Ligën e Europës, kundërshtari i Partizanit duket se ka humbur “busullën” edhe në kampionat, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Kaisar.
Astana ka humbur ndjeshëm teren nga kryesuesit e Ordabasit, që janë shkëputur me 5 pikë, ndërkohë që kanë edhe një ndeshje më pak. Suksesi i fundit i Astanës në kampionat daton më 2 korrik në duelin ndaj Kasijit të vendit të fundit. Në 3 sfidat e fundit kampionët në fuqi të Kazakistanit nuk e kanë provuar shijen e fitores.

PANORAMASPORT.AL