Cilësitë e Hakan Çalhanoglu nuk mund të vihen në diskutim, por ndalesat e vazhdueshme po detyrojnë Interin të mendojë për një alternativë të denjë për të, pas zhgënjimit të fundit të Kristjan Asllanit në derbin kundër Milanit.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, objektivi i drejtuesve është të gjejnë një lojtar me përvojë dhe personalitet, por me një kosto të ulët.
Një emër që intrigon është ai i Joshua Kimmich, kontrata e të cilit me Bayernin e Mynihut përfundon në vitin 2025. Në shënjestër është edhe Zambo Anguissa i Napolit, i cili nëse nuk rinovon, mund të largohet me parametra zero në qershor.
Aktualisht janë vetëm hipoteza, pasi mbetet për t’u kuptuar nëse Oaktree do të japë miratimin për një operacion të tillë.