Skuadra e Chicago Fire u mposht në çerekfinale të US Open nga Houston Dynamo me rezultatin 1 me 4.
Në këtë takim, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri bëri një asist te goli i shënuar nga mbrojtësi francez, Arnaud Souquet, shkruan Lajmi.net
Por, skuadra ku luan mesfushori anësor i Kombëtares së Zvicrës u eliminua nga US Open.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Shaqiri ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka bërë tre asiste, kurse rrjetën e golit nuk e ka gjetur ende./Lajmi.net/
Souquet slips the header | @ChicagoFire #USOC2023 | @opencup pic.twitter.com/uPoHAmxmys
— U.S. Open Cup (@opencup) June 7, 2023