Friday, 1. May 2026
Sport

Shaqiri dhe Nivokazi në formacionin ideal të javës në Zvicër

GS 15/09/2025 1 Min. Lesezeit

Dy futbollistë me prejardhje shqiptare kanë gjetur vendin e tyre në 11-shen më të mirë të javës në Superligën zvicerane.

Xherdan Shaqiri shkëlqeu me fanellën e Baselit, ku realizoi dy gola dhe shërbeu një asist për golin e Albion Ajetit, duke qenë figura kryesore e skuadrës së tij.

Në të njëjtin formacion u përfshi edhe Rilind Nivokazi, sulmuesi kosovar i Sionit, i cili po synon të fitojë ftesën e parë për Kombëtaren e Kosovës. Ai kontribuoi me një gol dhe një asist në fitoren 3:2 të Sionit ndaj Winterthurit.

Ky vlerësim e bën javën edhe më të veçantë për futbollistët shqiptarë në Zvicër, të cilët vazhdojnë të lënë gjurmë me paraqitjet e tyre mbresëlënëse.

Image

Teilen: