• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Shaqiri krenar me Zvicrën: Anglia tregoi nerva më të mirë sot dhe fitoi

06/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka folur për mediat pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kampionati Evropian Euro 2024.

Zvicra e Xhakës e Shaqirit e pësoi në çerekfinale nga Anglia, nga e cila u eliminua me ndihmën e penalltive.

Shaqiri tha të dy kombëtaret treguan lojë të shkëlqyer, por që Anglia luajti më mirë se në ndeshjet e mëparshme.

“Ishte një lojë e shkëlqyer nga të dyja palët. Ne shkuam përpara, por Anglia luajti më mirë se ndeshjet e mëparshme. Në fund është 1:1 dhe shkoi në penallti, të cilat janë gjithmonë 50-50. Anglia tregoi nerva më të mirë sot dhe fitoi”, tha Shaqiri.

Shaqiri më pas foli edhe për aventurën në Euro 2024 të Zvicrës, për të cilën u shpreh krenar.

“Mendoj se luajtëm një turne shumë të mirë. Jam shumë krenar për ekipin dhe mënyrën se si luajtëm. Shpresoj që herën tjetër të mund të bëjmë më mirë, por jam shumë krenar”, tha Shaqiri.

Për fund, Shaqiri falënderoi tifozët zviceranë për përkrahjen e tyre gjatë turneut.

“Ju mund të shihni se sa njerëz erdhën për të parë dhe na përkrahin gjatë gjithë turneut. Mund të them vetëm faleminderit për mbështetjen dhe shpresoj që të kthehemi më të fortë”, tha Shaqiri.

Next Post

Holanda me rikthim eliminon Turqinë, kalon në gjysmëfinale të Euro 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.