Saturday, 23. May 2026
Sport

Shaqiri luajti ndeshjen më të mirë pas kthimit, premton edhe më shumë

GS 07/10/2024 1 Min. Lesezeit

Xherdan Shaqiri më  në fund ka shkëlqyer te Baseli. Pas disa ndeshjeve jo shumë të mira, ai të dielën e udhëhoqi Baselin drejt fitores 1:0 ndaj kampionit në fuqi të Zvicrës, Young  Boysit. Shaqiri bëri asistimin në golin e vetëm, duke krosuar në mënyrë të përkryer nga  një goditje dënimi.

Mediat zvicerane kanë shkruar se kjo ishte paraqitja më e mirë e Shaqirit pas kthimit te skuadra e Baselit. Gazeta “20 Minuten” e ka cilësuar asistimin e Shaqirity si “top magjik”.

“Mendoj se njerëzit i dinë kualitetet e mia. Mendoj se gjithnjë kam treguar se goditjet e dënimit i kam të mira. Jam i lumtur që më në fund kemi shënuar gol pas një goditje dënimi”, ka thënë Shaqiri.

Lojtari ofansiv më pas ka thënë një premtim.

“Nuk e kemi parë ende Shaqirin më të mirë. Ka hapësirë për përmirësim, dua të kontribuoj më shumë për ekipin. Por ndeshje pas ndeshjeje po e kuptojmë njëri-tjetrin më mirë dhe kjo po bën që të synojmë më shumë”.

Për krosimet e Shaqirit ka folur Adrian Barishiq, që realizoi golin.

Teilen: