• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shaqiri ”ndez” sfidën ndaj Gjermanisë: Nuk e kemi frikë ekipin e Nagelsmanit

21/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Finalizimet e Xherdan Shaqirit në kompeticione madhore janë bërë të zakonshme.

Pas golave në Botëroret 2014, 2018, 2022, Shaqiri ka shënuar edhe në tri Kampionate Europiane.

Kjo e dhënë e bën ata futbollistin e parë që e arrin diçka të tillë.Madje, lojtari me origjinë shqiptare e ka bërë radhazi, duke nisur nga 2014.

Konkretizimi i fundit prej Xherdanit konsiston kundër Skocisë. Goditja nga jashtë zonës i shton akoma më shumë vlerë golit.

Pas kësaj ndeshje vetë protagonisti, i cili mbron ngjyrat e kombëtares helvete, nuk ka nguruar të hapë “zjarr” kundër rivalit të ardhshëm, Gjermanisë, e planifikuar të zhvillohet të dielën në orën 21:00.

“KËRCËNIMI” – “Do të jetë test qëndrueshmëri kundër organizatorëve. Fakti që luhet për vendin e parë në grup i shton akoma më shumë rëndësi kësaj ndeshjeje.

Ne ndihemi gati për të zhvilluar paraqitje të nivelit botëror. Çdo kundërshtar nuk do dëshiron të përballet kaq herët me Gjermaninë, por s’kam frikë.

Ekipi i Nagelsman e pëlqen lojën ofensive. Do të jetë ndeshje e një kalibri shumë premtues për sytë e publikut. Përsa i takon golit të shënuar në portën e Skocisë, sapo pashë hapësirën në kuadratin e miqve, nuk e mendova dy herë.

Fatmirësisht topi shkoi në cepin e portës, ashtu siç e kisha parashikuar. Më vjen mirë për rekordin e golave.

Shpresoj të mbajmë të njëjtin ritëm edhe me Gjermaninë”, përfundoi Shaqiri.

Pikërisht Xherdani u kthye në temë kryesore te përfaqësuesja, pasi nuk u aktivizua nga trajneri asnjë minutë në takimin e parë kundër Hungarisë, shtatshkurtri e dha përgjigjen me gol.

Granit Xhaka është një tjetër lojtar, i cili inkuadrohet te helevetët dhe ka marrë rol thelbësor në mesfushën e skuadrës së Maurat Jakin.

Pritet me interes nëse Zvicra do t’u bëjë ballë Toni Kros me shokë apo Gjermania do të konfirmohet në vendin e parë, duke i dhënë mundësi për t’u përballur në fazën tjetër me një kombëtare më të lehtë në letër

Next Post

Terim për Arda Guler: Një ditë, për “Topin e Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.