Saturday, 16. May 2026
Sport

Shaqiri në super formë, lider i Baselit dhe futbollist i javës

GS 23/04/2025 1 Min. Lesezeit

Veterani Xherdan Shaqiri po vazhdon me formë të lartë në Superligën e Zvicrës.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ishte më meritori për fitoren e Baselit gjatë fundjavës.

Ai, përveç se shënoi, asistoi edhe në tre gola të tjerë në fitoren e thellë të Baselit me rezultat 5:0 ndaj Yverdonit.

Për shkak të kësaj paraqitjeje fenomenale, Shaqiri u shpall edhe futbollisti i javës nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Shaqiri dhe Baseli janë shumë afër titullit të kampionit, duke kryesuar në tabelë me 61 pikë – 6 më shumë se ndjekësi i parë.

Shaqiri ka edhe një arritje tjetër të veçantë: aktualisht kryeson listën e golashënuesve me 14 gola në elitën zvicerane.

Teilen: