• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shaqiri shkëput kontratën me Chicagon

14/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xherdan Shaqiri i ka dhënë fund aventurës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është larguar nga Chicago Fire, ekip pjesë e të cilit ishte prej shkurtit të vitit 2022.

Në fakt, 32-vjeçari e ka shkëputur kontratën me Chicagon, gjë që është bërë e ditur të mërkurën mbrëma edhe nga ekipi që garon në MLS.

“Pas diskutimeve me Xherdanin, me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët. E falënderojmë atë për kontributin në klub dhe i dëshirojmë atij më të mirën në kaptinën e ardhshme të karrierës”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Georg Heitz.

Në 75 ndeshje sa luajti në total me fanellën e Chicagos, ku në 63 prej tyre ishte startues, Shaqiri kontribui me 16 gola e 20 asistime.

“Besoj se është koha e duhur për mua që të shikoj mundësi të reja në karrierën time”, ka thënë Shaqiri. “Dua ta falënderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen që e kam pasur gjatë kohës time në Chicago. Chicagos i dëshiroj më të mirën në vazhdim”.

Pas largimit nga Chicago, Shaqiri pritet të rikthehet në Evropë, ku më herët ka qenë pjesë e skuadrave si Lyon, Liverpool, Stoke City, Inter, Bayern e Basel.

Next Post

VIDEO/ Kristiano Ronaldo nuk ndal rekordet, askush më parë si ai në histori falë golit në Superkupë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.