• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shaqiri si Feniksi, Basel pranë titullit falë yllit shqiptar të Zvicrës

06/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka statistikë ku nuk është i pari. Xherdan Shaqiri kryeson Superligën e Zvicrës me Bazelin e tij, ndërsa duhet edhe pak deri në përfundimin e sezonit.

Veterani me origjinë shqiptare nga Kosova është Këpuca e Artë me 15 gola deri tani, dhe po ashtu është numri 1 në renditjen e pasimeve për gol me plot 20 asiste.

Padyshim që Zvicra kishte kohë që nuk shihte një shpërthim të tillë.

I rikthyer verën e kaluar në ekipin kuqeblu, Xherdani, u tregua vërtet i jashtëzakonshëm, aq sa edhe tifozët më të zjarrtë të ekipit dhe të tij personalisht nuk e prisnin.

Niveli ishte i shkëlqyer me 15 rrjeta e 20 asistë në 30 ndeshje, një protagonizëm që ishte harruar, dhe që Superliga helvete nuk e njihte prej kohësh.

Veterani 33-vjeçar i lindur në Gjilan të Kosovës provoi në karrierë klube nga më të mëdhenjtë e botës si Bayern, Liverpul apo Inter, fitoi dy herë Championsin, dy herë Kupën e Botës për klubet, 3 Bundesliga dhe Premierligën, si dhe shkëlqeu me Zvicrën me 32 gola në 125 ndeshje.

Në Zvicër, më herët kishte fituar tri herë titullin dhe dy herë Superkupën, gjithnjë me Bazelin, të cilin po e kthen te suksesi në kampionat pas 8 vitesh, që nga 2017-ta.

Bazeli kryeson renditjen e Superligës me 64 pikë në 34 ndeshje, 9 më shumë se vendi i dytë, me diferencën më të madhe të golave, +44 shumë më lart se rivalët, dhe me numrin më të madh të rrjetave të shënuara, 77, ndaj 61 të Luzernit.

Next Post

Tronditet Igor Tudori, Kambiazo do të mungojë kundër Lacios

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.