Xherdan Shaqiri si duket është bërë me skuadër të re, por kjo është vetëm përkohësisht.
Shaqiri po stërvit me skuadrën zvicerane, Lugano për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Zvicrës në kuadër të Euro 2024 kundër Izraelit, Kosovës dhe Rumanisë, raporton KosovaPress.
Pasi që Chicago Fire mbeti pa u kualifikuar në “play-off” të Ligës Amerikane (MLS), sezoni i ri në kampionat fillon në muajin mars të vitit 2024, dhe tani Shaqiri ka udhëtuar drejt Zvicrës për të qenë sa më i përgatitur për ndeshjet e Zvicrës.
Te skuadra e Luganos gjenden disa futbollistë shqiptarë si Amir Saipi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi dhe Shkëlqim Vladi.