• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shefi i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke: E mundim Realin, njësoj si Juventusin në ‘97

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në intervistën e gjatë të dhënë për AS, në të cilën ai zbuloi se Real Madridi ka paguar mbi 103 milionë për të nënshkruar me Jude Bellingham, shefi i Dortmund Hans-Joakim Vacke trajtoi edhe tema të tjera në funksion të finales mes Borusia Dortmund dhe Realit.

2925820-60110368-2560-1440

Çfarë ju kujton 28 maj 1997?

“Ne fituam Ligën e Kampionëve, të parën dhe të fundit. Ishte një ndeshje tipike e Dortmundit. Emocionohemi kur përballemi me kundërshtarë të fortë, kjo është në ADN-në tonë. Atëherë ‘Zonja e vjetër’ është në të njëjtën trajtë si Reali sot, kishte një ekip të madh. Ne kishim nevojë për pak fat, por është pjesë e lojës, e përjetova në tribuna si çdo tifoz tjetër, sepse kam filluar të punoj për klubin më vonë.

A është Real Madridi favorit?

“Po, por le të shohim se çfarë ndodhi në Dublin. Nga dhjetë ndeshje kundër Atalantës, jam shumë i sigurt që Leverkusen do të fitonte tetë. Por Atalanta luajti sikur të ishte ndeshja e fundit në historinë e tyre dhe kjo është ajo që ne do të duhet. Kemi mposhtur PSG-në dy herë, nëse do të jemi në gjendje të luajmë në të njëjtën mënyrë, do fitojmë finalen. Reali kurrë nuk kanë humbur një finale të Ligës së Kampionëve. Është gjithmonë një herë e parë.

Ka kaluar më shumë se një çerek shekulli. Çfarë keni bërë ju dhe Borusia Dortmund në këtë kohë?

Shumë gjëra. Kemi përjetuar ulje-ngritje të panumërta, por ndryshimi kryesor në krahasim me finalen është se do të përballemi duke arritur një ekuilibër total midis suksesit sportiv dhe atij ekonomik. Këtu nuk ndërtojmë më kështjella në ajër. Riformatuar mbi baza shumë të forta, pavarësisht kufizimeve financiare, ndodhemi sërish në finalen e Ligës së Kampionëve. Ne jemi ata që shpenzuam më pak nga ekipet që luajtën në çerekfinale të Champions-it. Kjo besoj flet qartë”, përfundoi Vacke.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Real do të ketë një tifoz më shumë në Wembley

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.